Sarandë, Finalizohet operacioni ”Street”, sekuestrohen 60.8 kg kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Strukturat Policore për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Street”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
A.Nguli, 44 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Sarandë.
U krye arrestimi i tij pasi në vendin e quajtur “Qafa e hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhim, shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.