Katër nipër janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar xhaxhanë e tyre 55-vjeçar, me inicialet Xh. M. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Roskovec të Fierit. Fillimisht ka nisur një sherr mes tyre, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës.
Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë sherr, që pasoi me dhunën e katër të rinjve ndaj xhaxhait të tyre. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 24. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A. M., E. M., V. M., dhe L. M., vjeç 42, 26, 22 e 21, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhune fizike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit Xh. M., vjeç 55. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.