Një anije me 56 emigrantë ka zbarkuar ditën e djeshme në brigjet e Italisë. Siç raportojnë mediat vendase, autoritetet italiane dyshojnë se anija kishte origjinë Shqipërinë.
Grupi i emigrantëve zbarkoi në plazhin e Isola Capo Rizzuto, me një anije të gjatë 16 metra, pa u shënjuar nga autoritetet italiane. Më pas, ata u ndihmuan dhe u shpëtuan nga rojet bregdetare dhe pushuesit.
Ndërmjet emigrantëve ishin 39 burra, 6 gra dhe 11 fëmijë. Aksionit më vonë iu bashkua Kryqi i Kuq Italian dhe Policia e Shtetit.
Midis emigrantëve ishte edhe një i porsalindur, ndërsa shumë prej tyre kanë arritur të lodhur dhe të dehidratuar. Mediat italiane e përshkruajnë zbarkimin e emigrantëve në brigjet e Kalabrisë si një garë të vërtetë solidariteti. Dje, njerëzimi i popullit mbizotëronte mbi gjithçka.