Loading...

‘ Mall ‘/Poezi nga anila Toto

Mall

Na mori malli ore vëlla!…
Çmë rri aty i frohtë dhe i heshtur.
Ti lëmë të gjitha në një krah’
Sa ende jemi gjallë e s’kemi vdekur!

Dalim një ditë përtej qejfit
ulemi mes miqsh e pijmë një kafe,
Qeshim mes turmës e njerëzish
Krijojmë nja dy a tri shkaqe.

Nisemi një xhiro nga deti,
Zhytemi tê bëjmë një garë,
Pijmë verë të kuqe si mbretërit
Derisa të bëhemi tapē.

Grindemi pak si dikur
Bêrtasim e çirremi pa shkak,
Pastaj ulemi dhe deri në fund
Pajtohemi se kemi një gjak…

Mē mori malli more vëlla!
Mos më rri kaq larg dhe i heshtur,
Më mbeti ndër sy im At’
I shkreti edhe pse ka vdekur …
Sikur të na shohë prap të qeshur!

Anila Toto

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com