Vendimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda për t’i sekuestruar pasurinë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka tronditur kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, të cilat e kanë përdoruar Llallën si mburojë të aferave të tyre korruptive, parave të pista dhe pasurive të paligjshme. Goditja e Adriatik Llallës nga dora e amerikanëve është një sinjal i qartë se fundi i dy padronëve të tij, Ilir Metës dhe Sali Berishës, është shumë afër.
Deri kur panë ushtarët e tyre të fluturonin nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e kishin marrë seriozisht reformën në drejtësi. Me prerjen e kokave kryesore të drejtësisë nga Vetingu dhe me sekuestrimin e pasurisë së korrupsionit të Adriatik Llallës, kështjellës së korrupsionit në Shqipëri po i tunden themelet. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Edi Rama dhe e gjithë ushtria e hajdutëve të kësaj katërsheje tashmë janë të vetëdijshëm për fundin e tyre dhe se ditët i kanë të numëruara.
Pas vendimit për sekuestrimin e pasurisë së Llallës, peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës kanë nisur lëvizjet intensive për të shpëtuar pasuritë e tyre të paluajtshme. Ministra dhe ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë, deputetë, ambasadorë etj., po shesin vilat, apartamentet, hotelet, dyqanet, lokalet, restorante, pronat, ullishtat, lagunat, pyjet dhe çdo pasuri tjetër të krijuar me parë e korrupsionit. Paratë po i mbajnë jashtë sistemit bankar, duke i zhdukur me valixhe dhe thasë në drejtimet të ndryshme, jashtë edhe brenda Shqipërisë.
Peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës, duke parë se nuk kanë më shpëtim, po shfrytëzojnë këtë periudhë, kur ende nuk janë ngritur me organet speciale kundër krimit dhe korrupsionit, për të shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi dhe më pas konfiskimi. Nëse do të ishte ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit këto lëvizje kriminale do të ishin edhe më të vështira.
Monika Kryemadhi i ka paraprirë kësaj situate. Monika ka nisur të shesë pasuritë dhe të zhdukë paratë me valixhe prej dy vitesh. Ajo Monika ka shitur 7 apartamente të deklaruara me vlerë rreth 700 mijë euro, ndërsa nuk dihet se sa janë pasuritë e paluajtshme të padeklaruara që mund të ketë shitur. Sipas burimeve, gjatë ditëve të fundit, Monika ka nisur të shesë apartamentet që ka në një pallat në Tiranë. Më parë, Monika ka shitur një vilë në Golem për 300 mijë USD, të cilën më parë e kishte deklaruar se e kishte blerë për 60 mijë USD. Me këtë skemë ka vijuar pasurimin e parave të korrupsionit. Deri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund t’i kenë shitur të gjitha pasuritë, duke përfshirë edhe vilën me 12 tualete në Gjirin e Lalzit./Pamfleti