Serxho Markione një nga gjenitë e sipërmarrjes italiane është ndarë sot nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një infarkti.
Gjeniu Markione njihet më së shumti për shpëtimin e “FIATIT” nga falimentimi. Ajo që dukej si një utopi, u bë realitet nga Markione, që më vonë e shndërroi “FIATIN” në një markë botërore, madje duke punuar deri në momentin e fundit për planet e së ardhmes.
Markione studioi në Kanada dhe kishte diploma në filozofi, ekonomi e jurisprudencë, si dhe master në administrim biznes. Në 2014-ën mori në dorë frenat e “Ferrarit”, ku do duhej të qëndronte deri në vitin 2021. Frytet u dhanë gjatë vitit 2017-të si fillim, e duken akoma më shumë gjatë këtij sezoni, ku italianët janë aktualisht kokë më kokë me “Mercedes” për titullin e konstruktorëve, si dhe atë të pilotëve me Sebastian Vetel.
Një menaxher në qendër të vëmendjes edhe për shkak të lidhjeve të tij politike që nga Obama, deri te Trump. Në 1 qershor 2004, pas vdekjes së njeriut që e solli te “FIATI”, Umberto Anjeli, u zgjodh si njeriu për të rilindur markën italiane me Luka di Montezemelo president dhe John Elkann zëvendëspresident. /atsh