Loading...

SIRI – Më shumë se 150 të vdekur pas sulmeve të ISIS në jug të vendit

Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën sot pas një sërë sulmesh të marra përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, në jug të Sirisë, një prej bilanceve më të rënda që prej fillimit të luftës në 2011.

Bëhet fjalë për sulmet e para, në formën e atentateve kamikaze, të këtyre përmasave kryer nga Shteti Islamik që prej muajsh në vend, ku organizata xhihadiste ka pësuar dështime të shumta këto muajt e fundit.

Ato ndodhën në provincën e Soueidas, kontrolluar plotësisht nga regjimi i Bachar al-Assad. Xhihadistët e Shtetit Islamik janë të pranishëm në një zonë të shkretë në verilindje të këtij rajoni.

“Sipas medias zyrtare siriane, forcat e regjimit kanë ndërmarrë një kundër sulm për të zmbrapsur xhihadistët. Sulme ajrore kanë shënjestruar në të njëjtën kohë grupin ekstremist”, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com