Loading...

Rama: Shqipëria, veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë në këto orë tragjike. Ai reagoi përmes një postimi në “Facebook”, në lidhje me zjarret masive që kanë prekur Greqinë

Kryeministri thekson se, “Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar!”

“Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shton Kryeministri Rama.

Me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi të ndihmojë financiarisht Greqinë, që ndodhet në një gjendje të rëndë pas zjarreve që shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Kështu, Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut.

Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka arritur në 79, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur, bëri të ditur një zyrtare e zjarrfikësve të Greqisë./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com