Loading...

Zhvillimi ekonomik i vendit, prioritet rritja e mirëqenies së qytetarëve

Në botimin e radhës së Revistës “Bankingu Qendror: Lajme dhe ngjarje në gjashtë muaj”, për gjashtëmujorin e parë 2018, Banka e Shqipërisë publikon objektivat kryesorë, në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Shpeshherë këto objektiva mund të jenë të natyrës teknike, të shtrirë në kohë e me efekt të ngadaltë, por materializimi i tyre jep një kontribut të shtuar në përditshmërinë
financiare të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, citon editoriali i këtij botimi.
Një ndër këto objektiva në këto konteks, është dhe modernizimi i pagesave me vlerë të vogël, për të cilin Banka e Shqipërisë kujdeset jo vetëm si një komponent i rëndësishëm i tregjeve financiare dhe funksionimit të ekonomisë, por edhe për t’ju dhënë qytetarëve shqiptarë më shumë mundësi zgjedhjeje për kryerjen e transaksioneve të
përditshme, në mënyrë të thjeshtë dhe me kosto efektive.
Strategjia e BSH-së, është dyfishimi i popullsisë që zotëron një llogari bankare dhe rritja e
numrit të pagesave elektronike për frymë, brenda një periudhe kohore 5-vjeçare.
Këto objektiva, nënvizon revista Bankingu, synohen të arrihen nëpërmjet një sërë përmirësimesh rregullative, ligjore e infrastrukturore, të cilat do t’i hapin rrugë
iniciativave inovative, duke rritur kështu konkurrencën reale, për krijimin e shërbimeve
me kosto të ulëta dhe lehtësisht të aksesueshme nga publiku.
Sigurisht, gjatë viteve të fundit, janë bërë hapa të dukshëm për dixhitalizimin e pagesave
dhe prezantimin e shërbimeve të reja. Por BSH-ja synon një strategji vizionare e moderne, të udhëhequr nga modeli i vendeve të zhvilluara dhe aspirata për rritjen e përfshirjes financiare të qytetarëve shqiptarë./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com