Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) do të dërgojë anije kozmike drejt Diellit, në fillim të muajit gusht, duke shpresuar se do të zgjidhë disa nga misteret e tij.
NASA në një deklaratë tha se anija me madhësinë e një automobili e quajtur ”Parker Solar Probe”, pas 6 gushtit do të lançohet me raketën ”Delta 4”.
Planifikohet që ”Parker Solar Probe”, të rrotullohet 24 herë rreth Diellit në atmosferën e jashtme të quajtur kurora.
Theksohet se ky mjet do të hetojë Diellin më shumë se asnjë objekt tjetër të prodhuar nga njeriu.
Mes detyrave të anijes janë zgjidhja e mistereve si përshpejtimi i erës diellore, rrjedhja e vazhdueshme e substancave nga yjet dhe temperaturat ekstreme në kurorën e tij.
Shkencëtarët theksojnë se mburoja e anijes që ndalon nxehtësinë do të mundësojë realizimin më së miri në këtë mision./ atsh