Vendet që na kanë trajtuar me të padrejtë në tregti për shumë vite po vijnë tani në Uashington për të rënë dakord me ne, shkruajti në Twitter presidenti amerikan, Donald Trump.
”Duhet të ndodhte vite më parë, por, siç thonë, më mirë vonë se kurrë”, theksoi Donald Trump përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
”Kush na ka trajtuar padrejtësisht do të goditet nga tarifat. E thjeshtë. Nuk jemi thesi ku të gjithë mund të vjedhin”, shkruajti në Twitter Trump pa përmendur askënd./atsh