Loading...

Patronazhimi, mjekët nga Tirana mundësojnë lindjet në spitalin e Burrelit

Sistemi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Falë mjekëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”  që po ofrojnë shërbimin e tyre në maternitetin e Burrelit, grave po u mundësohet edhe lindja e fëmijëve pranë vendbanimeve të tyre. Kështu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar mirëseardhjen në jetë të Eljonit.

“Mirëseerdhe Eljon
Për të gjitha gratë matjane që duan të sjellin në jetë fëmijët pranë vendbanimit të tyre, garantojmë shërbim të pandërprerë me Programin e Patronazhit. Mjekët e spitaleve universitare të Tiranës po ofrojnë shërbim të specializuar në spitalet rajonale”, thotë ministrja në faqen e saj zyrtare, në rrjetin social “Facebook”.

Sipas saj, po punohet çdo ditë për të ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve, duke i bërë këto të fundit objektiv për ministrinë e saj./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com