Maqedonia i ka ofruar 6,0 milionë dinarë (rreth 100 000 euro) Greqisë si fond për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga zjarret vdekjeprurëse, njoftoi në Twitter, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.
Qeveria e Shkupit do të krijojë edhe një organizëm të veçantë për të monitoruar situatën dhe koordinimin e ndihmës humanitare.
Zaev ka shprehur ngushëllime për popullin grek dhe familjet e viktimave.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka rekomanduar qytetarët e saj mënjanuar udhëtimin në zonën e zjarreve.
Të paktën 74 persona humbën jetën pas rënies së këtyre zjarreeve./atsh