Loading...

Greqia / ‘ JAM ATY ME JU ‘ poezi nga Kozma Billa

JAM ATY ME JU

Ndjej dhembje thellë në shpirt,
me mendje e zemër jam aty,
shok, mik, vëlla,
sikur lotët e mi
të duheshin për të shuar flakët,
do t’i derdhja pa kursim,
jam aty me ju,
ndjej dhembje,
në këtë plagë e hapur.

Fjalët
më janë mbledhur lëmsh në grykë,
dhembja dhemb në çdo qelizë të trupit,
jam aty me ju,
të pandarë, vëllezër.

@billakoz24072018

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com