Kur përmendim fjalën “ishull” gjithmonë na shkon ndërmend dielli, rëra, oqeani dhe pemët e palmave. Sipas një studimi të bërë nga agjencia “Travel & Leisure” nuk ekziston një formulë e vetme për përkufizimin e parajsës.
Bazuar në aktivitetet, atraksionet natyrore, plazhet, ushqimi e mikpritja, mijëra udhëtim-dashës kanë votuar për ishujt e tyre të preferuar në botë.
Mes shumë votash të dhëna për Hauain, Bora Boran apo Tahitin, ishulli indonezian Java mori vendin e parë.
Kjo është renditja e ishujve më të bukur në botë sipas anketimit:
- Java, Indonesia
- Bali, Indonesia
- Lombok, Indonesia
- Maldives
- Waiheke Island, New Zeland
- Palawan, Philippines
- Mauritius
- Cebu, Philippines
- Paros, Greece
- Tasmania, Australia/atsh