Loading...

Vatrat e zjarrit në Greqi, Ambasada Shqiptare në Athinë: 3 shqiptarë të lënduar

Vatrat e zjarrit që kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinën ka shkaktuar mjaft viktima si dhe ka lënduar shumë shtetas të tjerë, ku mes tyre kishte dhe shtetas shqiptarë.

Ambasada Shqiptare në Athinë bën me dije me anë të një njoftimi për shtyp se si pasojë e zjarrit në Greqi janë lënduar tre shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve janë fëmijë. Gjithashtu ambasada thekson se pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.

“Ambasada e Republikës së Shqipërise në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin ‘Evangelismos’ për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik ‘Agia Sofia’, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com