[sgmb id=”1″]
Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në qytetin e Korçës.
Siç bëjnë me dije burime nga policia viktima është L.M., 42-vjeçe. Ajo është hedhur nga kati i pestë i banesës duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të Korçës, ku dhe jetonte gruaja me familjen.
Polici dyshon se në momentin kur ka kryer aktin tragjik, ajo ka qenë në gjendje depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shkaktimi i vetëvrasjes”.