Australianët duhet të kenë dobësi të madhe për frutin e avokados dhe padyshim madhësia e tij normale nuk mjafton për t’i kënaqur. Prandaj ata kanë filluar prodhimin e avokadove vërtet të mëdha, të cilat mbajnë emrin “Monstër”.
Avozilla është padyshim avokadoja më e madhe që kemi parë dhe është 4-5 herë më e madhe se avokadoja klasike, me një peshë rreth 1.5 kg.
Prodhuesi australian Ian Groves, i pari që çoi Avozillën në Australi, thotë se është disi tronditëse të shohësh një avokado në përmasat e kokës së një njeriu, por asaj nuk i mungon asgjë nga avokadot e vogla. Veçanërisht në lidhje me shijen, ai thotë se nuk ka dallim.
Avozilla mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të gjitha restorantet dhe kafenetë që përgatisin lëngje apo ushqime të përditshme me avokado, konsumi i të cilës është nga tendencat më të mëdha të kohës.
Nga ana tjetër, çdo Avozilla shitet rreth 12 dollarë, duke e bërë kështu një kulturë mjaft fitimprurëse./atsh