Loading...

Anija ushtarake “Butrinti” kthehet nga deti Egje. Zhvillohet ceremonia e pritjes ne Pashaliman !

Pas tre muajsh operacionesh patrullimi në Detin Egje anija ushtarake shqiptare “Butrinti” është kthyer në bazën e Pashalimanit. 21 ushatarakët e saj që morën pjesë në dhjetera operacione shpëtimi, u priten me të gjitha nderet në një ceremoni zyrtare organizuar në Bazën e Pashalimanit.

“ Kemi shpëtuar 36 persona të grupmoshave të ndryshme të cilët vinin nga vendet afrikane në drejtim të vendeve të BE” tha kapiteni i rangut të tretë Taulant Bako. Anija shqiptare qëndronte në krah të anijeve greke dhe flotave të tjera të cilat patrullonin çdo ditë në ujrat e Egjeut dhe jepnin ndihmesën e tyre në aksionet kundër trafikimit të klandestinëve.

Kontigjenti i anijes “ Butrinti” ishte i teti që merr pjesë në këto misione patrullimi e shpëtimi, ndërsa disa ditë më parë, me të njëjtën detyre është nisur një tjetër kontrigjent me 21 ushtarakë për në detin Egje.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com