[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën për Partinë Socialiste në mënyrë që të arrijë të qeverisë i vetëm, pa koalicion me parti të tjera. Madje, Rama është shprehur se nëse PS ka timonin vetëm, që të mos ketë në prehër të tjerë, vota është për të marrë në punë njerëz.
“Ku ka bo vaki, dhe ku bën vaki që ti të ndërtosh shtet dhe ndërkohë institucionet ti ndajnë partitë. Këtë e ka ky, këtë e ka ai. Kjo është e atij.
Prandaj them duhet vota vetëm për PS-në që ne të kemi të vetëm timonin. Mos shihni fanelat, flamujt, shihni interesin tuaj. Vota është për të marrë në punë njerëz, nëse PS ka timonin vetëm që të mos ketë në prehër të tjerë”, tha Rama.