Në Quebec të Kanadasë është mbajtur kampionati veror i provincës për atletizmin, ku shqiptari Gëzim Dimnaku u shpall kampion.
Në kampionat morën pjesë atletët më të mirë të të gjithë provincës së Quebec por edhe të Kanadasë. Gëzim Dimnaku, i cili garoi me ngjyrat e Kanadasë, ka qenë kampion absolut në garën e kërcimit së gjati dhe në trehapësh në Quebec.
Dimnaku, njihet si atleti modest nga Shkodra, i cili mori medaljen e bronztë në Botërorin për moshën 40 vjeç. Ai garoi në 5 disipilina 100 m sprint, 200 m kërcim trehapësh, kërcim së gjati dhe kërcim së larti ku në këtë të fundit, doli kampion për Quebec për moshat 35+, duke fituar medalje ari. Gëzim Dimnaku u bë kampion i Quebec në 5 gara.
Në vijim, kampioni do të nisë përgatitjet për Kampionatin e Atletikës në rang botëror e cila do të mbahet në Malaga të Spanjës, ku shkodrani shpreson të marrë titullin kampion bote.
Gëzim Dimnaku – ka fituar shumë medalje dhe ka vendosur shumë rekorde në Shqipëri, Turqi, Greqi, Gjermani dhe tani në Kanada./atsh