Loading...

Foto/ Punohet për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës

Vijojnë punimet e projektit “Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës”, i cili financohet nga AADF (Albanian-American Development Foundation) dhe mbikqyret nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë dhe ata të Institutit të Monumenteve të Kulturës. 

Një nga objektet më të spikatura që përfshin ky projekt është “Banesa e vitit 1925”, Monument Kulture i kategorisë së parë, e cila është drejt përfundimit të punimeve restauruese.

Ndërkohë që pas restaurimit të godinës ngjitur me pallatin 6-katësh, bizneset në qytetin e Vlorës, kanë rifilluar aktivitetin e tyre tregtar në ambjente bashkëkohore.

Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës, është një vlerë e shtuar për qytetin turistik të Vlorës,

Ky projekt zbaton restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Punimet po realizojnë restaurimin e rrugës “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj.

Qendra historike e Vlorës ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë.

Qeveria shqiptare synon të zbatojë një nga politikat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe promovojmë.

Programi i qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës ka filluar të japë frytet e veta.

Ky projekt i rëndësishëm për restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlorë” vjen pas një sërë konsultimesh të gjera me ekspertët dhe komunitetin.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare.

Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com