Loading...

Njëri në hapësirë tjetri në Tokë, dy binjakët e NASA-s nuk janë më identikë!

Rasti i dy binjakëve, njëri prej të cilëve qëndroi në hapësirë për një vit dhe tjetri në tokë, vërtetoi një tezë të hershme të NASA-s mbi ndryshimet që pëson organizmi i njeriut në mungesë të gravitetit tokësor dhe të oksigjenit natyral.

Scott Kelly qëndroi për 12 muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij identik, Mark në tokë.

Kur Scott u kthye përmes programin “Human Research”, NASA hulumtoi mbi ndryshimet në organizëm që kishin ndodhur mes dy vëllezërve identikë.

Ajo që u provua ishte se dy binjakët e lindur identikë nuk ishin më të tillë. Studiuesit e NASA analizuan Scott pas kthimit të tij në shtëpi dhe në ditët e përshtatjes së organizmit të tij me kushtet tokësore.

Disa funksione biologjike u rikthyen menjëherë në parametrat e tyre “normalë”, identike me Mark, të tjerave iu dëshën disa ditë, por ajo që nuk u rikthye më identike mes dy vëllezërve ishte ADN-ja.

Studiuesit e NASA-s thonë se mungesa e oksigjenit natyror, ajo e gravitetit dhe ndryshimi rrënjësor i dietës ndikojnë në sjelljen e geneve. Telomeret e Scott, pra zgjatimi i kromozomeve që shkurtohen me kalimin e viteve në kushtet tokësore, në hapësirë çuditërisht ishin zgjatur. Dy ditë pasi Scott kishte zbritur në tokë, pjesa më e madhe e këtyre telomereve ishin shkurtuar sërish.

93 për qind e geneve të Scott u rikthyen në gjendjen normale, por 70 përqindëshi me gjasa do të kërkojë më shumë kohë, ndoshta edhe nuk do të ndryshojë kurrë. Pikërisht këtu po përqendrohen studiuesit e NASA-s për të kuptuar më mirë ndryshimet e trupit të njeriut në hapësirë dhe deri ku mund të shkojnë këto ndryshime.

“Human Research” është programi i NASA-s që studion efektet e qëndrimit në hapësirë në mungesë të gravitetit tek trupi i njeriut dhğe synon që t’u paraprijë surprizave të pakendshme në rast të një udhëtimi të gjatë hapësinor, duke filluar që nga ai për në Mars.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com