Loading...

“FUSHATA PO ZIEN”, POR JA LAJMI NGA SHQIPËRIA QË BËRI SOT XHIRON E BOTËS.

[sgmb id=”1″]

Fushata elektorale dhe sherrnaja politike po zien ne Shqiperi, por mediat e huaja kane qarkulluar sot nje lajm tjeter nga Shqiperia. Ato i kane kushtuar rendesi lajmit se banorët e disa fshatrave ne zonen turistike te Valbones dhe një Organizatë joqeveritare në Shqipëri e kanë paditur qeverinë për dhënien e koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali në një zonë të mbrojtur sic eshte Valbona e cila eshte shpallur Park Kombetar.

Organizata lokale Toka, e formuar në vitin 2016 për mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, dhe banorët e katër fshtrave në Luginën e Valbonës, dëshirojnë që gjykata ta “shpalle absolutisht të pavlefshme kontratën për koncesion”, raporton agjencia AP nga Tirana.

Kjo luginë gjendet në Alpet Shqiptare, që është një hapësirë piktoreske dhe atraktive për turistët, afro 260 kilometra në veri të kryeqytetit, Tirana. Valbona vitet e fundit eshte kthyer ne nje prej atraksioneve turistike ne te gjitha stinet e vitit jo per vetem per Shqiptaret por edhe me qytetare e turiste nga mbare bota.

Catherine Bohne nga organizata Toka tha se ky projekt do të shkaktoj “dëm serioz dhe të pariparueshëm për ambientin natyror dhe për mirëqenien sociale të komunitetit”.

Ky rast është dërguar në Gjykatën Administrative në Tiranë, pas përpjekjeve të dështuara për ta bindur Ministrinë e energjisë për ta ndalur projektin e ndertimit te HEC-eve pikerist mbi luginen e Lumit qe e ben krejt zonen nje ekosistem te bukur dhe te vecant

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com