Kryebashkiaku po kërkohet për të rikthyer bakshishin
Banorët e “Sheshe Bulqizë”, kanë fituar betejën 10 ditore me bandën e LSI, që u kishte zaptuar pyllin dhe burimet kullosore e ujore, me një leje të dhënë nga banda qëndrore e LSI në Ministrinë e Mjedisit, mbështetur me polici bashkiake, nga krye-bashkiak-xhambazi i Monikës, në Bulqizë.
Ndërkohë që prej afro 2 javësh, deputeti LSI-ët dhe kryebashkiaku horr i kësaj partie në Bulqizë, ishin zhdukur “nga sytë këmbët” prej zullumit të tyre, banorët u ndanë në dy grupe: Një grup, që bllokoi me protesta hyrjen e bashkisë në këkrim të takimit me kryebashkikaun e Monikës dhe grupi tjetër, që ruante pyllin natën, nga frika e pabesisë dhe dhunës së bandës LSI-ste, se ndoshta fuste rruspat e motoshorrat në pyll.
Të vendosur për të sakrifikuar edhe veten në mbrojtje të pyllit, ata i kërkuan ndihmë kryeministrit, shoqëruar me ultimatumin, se në rast mosndërhyrje nga qeveria, do të kishte përshkallëzim të protestës, me “komunikim popullorçe”, ndaj dhe kryeministri Rama u detya të niste drejt banorëve të “Sheshe Bulqizë” ministrin Klosi, i cili ka në zyrë letrat e licencsës së kësaj masakre mbi pyjet, ujërat dhe kullotat komunitare.
Në takimin me banorët, ministri Klosi deklaroi, se do anulonte këtë licensë korruptive me pasojë krimin mbi pyjet dhe nuk do ta lejonte bandën e LSI të hynte në pyll, duke dërguar për ndjekje penale kryebashkiakun e Bulqizës Milaim Damzi, për presionin policor mbi banorët dhe përdorimin e taksave publike, në favor të biznesit të paligjshëm të horrave të Monikës.
Burime nga ministria e Mjedisit, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”,se ministri Klosi e ka mbajtur premtimin që u bëri banorëve, duke urdhëruar bllokimin e procedurave dhe anulimin e lejes, për këtë biznes korruptiv.
Në respektim të ligjit dhe të drejtës zonale komunitare për të administruar pronat lokale, më së fundi, ka nisur lufta kundër bizneseve shkatërrimtare të mjeteve jetike të banorëve, të pasurive publike, mjedisit dhe turizmit, ku rekordin e abuzimeve e mbajnë bandat zyrtare të LSI, të cilave me këtë vendim të ministrit Klosi, pas 13 gruroreve shkatërrimtare në Skrapar, iu hoq edhe pylli në zonën “Sheshe Bulqizë”, duke ia rikthyer banorëve, ndërsa kryebashkiaku po kërkohet nga banda e LSI, për të rikthyer bakshishin që ka marrë.