KJo që shikoni në foto është Anna nga Mallakastra, 31-vjeçarja e arrestuar nga policia e Fierit si autore e të paktën tre grabitjeve të dokumentuara në 3 karburante në qytetin e Fierit.
Edhe pse pak e çuditshme që veprime të tilla të kryhen nga një grua. Mësohet se ajo është e martuar në Fier, ndërsa bashkëshorti punon prej vitesh në emigrim.
S’dihet ende nëse ishte vetë Anna ideatorja e të gjithë skemës së grabitjes, apo kushëriri i saj 22 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Fierit, por një gjë është e sigurt, grabitësja nga Mallakastra vepronte me gjakftohtësi, referuar edhe tre rasteve, një i finalizuar në grabitje dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.
Anavishte dorezat e maskohej në mbrëmje dhe nisej të gjente prenë e radhës. Në një karburant në Levan ka mundur të grabisë 300 mijë lekë, ndërsa në dy raste të tjera tentativa i ka dështuar. Policia nuk ka dokumentuar ende ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë Anna, ndërsa pritet që me shumë vlerë të jetë edhe dëshmia e saj para bluve të Fierit./korrieri