Mmmm! Kostoja është e ulët dhe ju mund ta bëni sa herë të keni nevojë. Edhe për qerasje nuk është një ide e keqe.
Ja përbërësit: 2.5 kg shalqi; 150 gr sheqer; 80 gr niseshte; 1 lugë çaji kanellë pluhur; 3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa); 2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa); 1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini).
Receta dhe përgatitja: Fillimisht shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar. Pastaj vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
E pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata. Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë. Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet. Ju befte mire!/korrieri