Loading...

Pyetën Ajnshtajnin nëse besonte në Zot, e pabesueshme përgjigja e tij

I detyrohemi këtij njeriu për gjithçka kemi sot, mjete që deri pak më parë ishin të paimagjinueshëm.

Ky njeri ka elaboruar teori futuriste kur teknologjia ishte në fillesat e saj. Ndoshta mund të kishte bërë më shumë, por fjalët e tij ishin “çmenduri” për kohën.

Vazhdimisht flitet për të, ashtu sikur edhe për besimin e tij. Një herë e pyetën në besonte në Zot dhe përgjigjja e tij ishte: “Besoj në Zotin e Spinozës”.

Kush është Spinoza dhe çfarë të veçante ka Zoti i tij?

Baruch Spinoza ishte një filozof që jetoi në shekullin e XVII, pra në racionalizëm. Filozofia e tij bazohet mbi logjikën, deri aty sa e identifikon Zotin si një rend gjeometrik të botës, që manifestohet në përsosmërinë e natyrës. Kjo është një nga shprehjet e tij më të famshme: Deus sive natura – Zoti në të vërtetë Natyra.

A besonte Ajnshtajni në Zot? Përgjigjja që ai jepte gjithmonë ishte: “Besoj në Zotin e Spinozës.” Ka nga ata që mbështesin se Zoti i Spinozës mund të shqiptojë këto fjalë:

“Mjaft u lute dhe dhe u ankove. Dëfrehu, dashuro, këndo, shijoi të gjitha që kjo botë të jep. Nuk dua që të vizitosh tempujt e akullt e të errët, për të cilët ti thua se është shtëpia ime. Shtëpia ime nuk është në një tempull, por në male, pyje, lumenj, liqene dhe në plazhe. Aty gjendet shtëpia ime dhe aty shpreh dashurinë time. Mos u mashtro nga tekste të shkruara që flasin për mua. Nëse do të më afrohesh, shiko një pejsazh, ndjeje erën dhe nxehtësinë në lëkurën tënde. Mos më kërko asgjë, nuk kam mundësi të ndryshoj jetën tënde, je ti ai që e kryen.

Mos ki frikë, unë nuk gjykoj dhe as kritikoj, nuk jap dënime. Mos beso tek dikush që më thjeshtëson në rregulla për t’u respektuar. Ato të bëjnë të ndihesh i papërshtatshëm dhe fajtor për atë që bën, shërbejnë për të të mbajtur nën kontroll. Mos mendo gjithmonë për botën pas vdekjes dhe mos beso se aty do të gjesh bukurinë e vërtetë. Kjo botë ka shumë bukuri për të të ofruar dhe je ti që duhet ta zbulosh. Mos mendo se unë vendos rregulla, raporton “Bota”. Ti je zot i jetës tënde dhe vendos ti se ç’duhet të bësh.

Askush s’mund të na thotë çfarë ka pas vdekjes, por përballo çdo ditë sikur të ish e fundit ditë për të dashuruar, gëzuar dhe për të bërë gjithçka, kjo do të ndihmojë të ndihesh më mirë. Nuk dua që ti të besosh tek unë se dikush thotë se ekzistoj, dua të më ndjesh gjithmonë brenda dhe rreth teje.”

Ka të ngjarë që mendimi i Spinozës të mos jetë mirëpritur nga ajo epokë, por sot s’është më kështu. Zoti që Spinoza predikon është një Zot i lirisë, i çliruar nga veprimet njerëzore të faljes dhe të ndëshkimit. Spinoza ishte filozofi që e çoi jetën në duart e atij që e jeton. Ajnshtajni e përqafoi menjëherë vizionin gjeometrik dhe natyror të Zotit. Një koncept që na bën të reflektojmë mbi atë çka është feja për ne dhe mund të amplifikojë këndvështrimin tonë./njekomb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com