Loading...

Njihuni me rezidencën nënujore, të parën në botë

Pamja nga deti, do të ketë një kuptim krejtësisht të ri për vizitorët e Conrad Maldives Rangali Island, deri në fund të këtij viti. Janë investuar rreth 15 milionë dollarë për të ndërtuar atë që besohet të jetë vendbanimi i parë nënujor në botë.

E quajtur Muraka ose Koral në Dhivehi, gjuha lokale e Maldives, rezidenca nënujore shënon ndërmarrjen e dytë të kompanisë në arkitekturën dhe teknologjinë nënujore.

Conrad Maldives Rangali Island ka hapur tashmë restorantin e parë në det të quajtur Ithaa dhe po feston 13 vjetorin e tij këtë muaj.

Rezidenca nënujore do të jetë një strukturë me dy nivele që përbëhet nga hapësira mbi nivelin e detit dhe një suitë nënujore e projektuar për të fjetur nën sipërfaqen e oqeanit. Suita nënujore përmban një dhomë gjumi të quajtur “King size”, dhomë të ditës, banjo dhe shkallë që të çojnë në dhomën e ditës në nivelin e lartë. Niveli i katit të poshtëm në dhomën e gjumit ulet pesë metra nën nivelin e detit në Oqeanin Indian.

Dizajni i veçantë i Muraka vjen me kupolën e lakuar akrilike, e cila krenohet me pamje panoramike prej 180 shkallë. Tiparet e nivelit të sipërm përfshijnë dy dhoma gjumi, palestër, kuzhinë dhe bar, me një kuvertë përballë drejtimit të perëndimit të diellit.

Në total, suita mund të strehojë deri në nëntë vizitorë.

Kjo suitë nëntokësore do të përfundojë deri në nëntor të këtij viti./GazetaExpress

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com