Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e pazakontë ka ndodhur në Monza pranë Milanos, Itali, ku babë e bijë kanë humbur jetën pas helmimit nga taliumi.
Patrizia Del Zotto 62 vjeçe dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç, kanë humbur jetën pak orë njëri pas tjetrit, por ajo që ka habitur të gjithë është shkaku i vdekjes, pra jashtëqitja e pëllumbave.
Pas hetimeve të kryera mësohet se jashtëqitja e pëllumbave përmbante talium, element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin.
Përbërja e taliumit është gjetur pranë shtëpisë së tyre dhe dyshimet kryesore pas verifikimeve bëjnë me dije se ata janë helmuar nga uji i pusit ose ushqimet e ruajtura në kuzhinë.
Përveç dy të vdekurve nga kjo familje në spital ndodhet edhe vajza tjetër 58-vjeçare, gjendja e të cilës është në përmirësim raportohet.
62-vjeçarja kishte në koma që prej ditës së enjte por vdiq vetëm pak orë pasi i ati i saj ndërroi jetë.
Raportimet kryesore bëjnë me dije se familja kishte konsumuar talium dhe hipoteza më e besueshme është ajo e jashtëqitjes së pëllumbave përreth ambientit ata ku jetonin, pasi pëllumbat kishin pushtuar stallën e shtëpisë së tyre dhe jo vetëm.
Policia dhe të njohurit e familjes e kanë përjashtuar mundësinë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm./njekomb