Loading...

Marrëveshja me Greqinë, Bushati: Ka forca që tentojnë të mbajnë peng çlirimin e marrëdhënieve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në deklaratën për mediet, në fund të takimit të zhvilluar me ministrin e Shtetit për Çështje Europiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, foli dhe për marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se ka forca të cilat po tentojnë të mbajnë peng energjinë pozitive që mund të prodhoj marrëdhënia greko-shqiptare.

“Jemi në një dialog intensiv me Greqinë. Koha është e rëndësishme, në disa raste kritike. Kemi hedhur hapa substancial për çështje që konsideroheshin tabu. Jemi në diskutim qoftë për çështjet detare, qoftë dhe menaxhimit të kufirit tokësorë. Por, nga ana tjetër shohim për fat të keq, që nga dita ditës ka një strategji të orkestruar për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro greke të ofrojë energjinë pozitive që ajo mundet”, – tha Bushati.

Duke i cilësuar si aspak të lehta diskutimet për çështje të që sipas tij ekzistenca e tyre mohohej, Bushati bëri me dije se palët janë në një rrugë të mbarë për arritjen e një marrëveshje të drejtë dhe më të mirë se ato që janë marrë në të shkuarën.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë të ulesh ne të diskutohej për çështje që ekzistenca e të cilave mohohej.  Ne mendojmë se jemi në rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje për të tre çështjet, qoftë në det, qoftë në tok. Një marrëveshje të zbatueshme, e drejtë dhe shumë më mirë se çfarë kemi parë në të shkuarën. Ne kemi nxjerrë mësime nga gabimet e të shkuarës, pavarësisht se ato që kanë bërë këto gabime bërtasin më shumë në çdo lloj media, duke akuzuar për copëtim apo tradhti të kombit. Mendoj se të gjithë faktorët politik duhet të sillen me përgjegjshmëri. Nuk e di nëse ka një axhende të përbashkët, por ka të njëjtën këndvështrim nga të dyja opozitat si në Greqi dhe në Shqipëri, duke ofruar të njëjtin version.  Mendoj se jemi në rrugën e duhur”, – tha Bushati./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com