Loading...

MJEKËSI – Terapi me delfinë për fëmijët me autizëm

Një klinikë në Indonezi po zbaton një program të veçantë për zhvillimin social dhe fizik të fëmijëve që vuajnë nga autizmi.

Klinika e Terapisë me Delfinë, në rajonin Ancol, pranë kryeqytetit Xhakarta, ofron shërbime të trajtimit me delfinë për zhvillimin e aftësive fizike dhe sociale dhe komunikimit të fëmijëve autikë.

Klinika ka tërhequr interesin e familjeve të fëmijëve me autizëm duke zbatuar programe speciale në varësi të gjendjes së fëmijëve.

Gjatë seancave në të cilat marrin pjesë edhe familjet, trajnuesit synojnë ngritjen e komunikimit social dhe fokusimit të fëmijëve përmes pyetjeve dhe përgjigjeve reciproke, në grupe dhe duke zhvilluar lojëra.

Lina Budioetomo, e cila ishte e pranishme në terapinë e fëmijës së saj autik theksoi se djali i saj Viktor, i cili vuan nga autizmi dhe çrregullime të tonusit muskulor, tani është gjashtëvjeçar dhe viziton qendrën e terapisë me delfinë që kur ka qenë dy vjeç e gjysmë.

Lina tha se fëmija i saj është bërë më aktiv pas terapive.

“Pasi mësoi të notonte dhe të zhytej me ndihmën e terapistit, fëmija im zhvilloi muskulaturën, ndërkohë që filloi të marrë frymë thellë dhe të formojë fjali të gjata. Më parë, ai mundej vetëm t’i lëvizte buzët dhe të artikulonte zëra të caktuar. Për më tepër, ai filloi të zhvillojë kontakte sy më sy me njerëzit dhe të komunikojë. Jam e lumtur nga faza e arritur në terapi”, tha Lina.

Ndërkohë, terapisti Chandra Aris Gunawan, i cili punon në klinikë dhe prej 13 vitesh merret me trajtimim me delfinë, theksoi se terapinë e parë me delfinë e kishte filluar në Florida të SHBA-së dhe se qendrat e tij, të cilat funksionojnë nga viti 2005, janë të parat në Azinë Juglindore.

“Reth 70% e fëmijëve kanë dëshirë të luajnë me ujin, kurse për ne është më lehtë të komunikojmë me ta në ujë.

“Në përgjithësi, te fëmijët me autizëm ka çrregullim të vëmendjes pasi delfinët janë atraktivë dhe simpatikë për fëmijët, ata ndihmojnë në tërheqjen dhe zhvillimin e vëmendjes tek ata”, u shpreh Gunawan.

Sipas tij, delfinët në ujërat e Indonezisë kanë më tepër aftësi komunikimi me njerëzit.

“Teksa notojnë me fëmijët autikë gjatë terapive, delfinët nxjerrin valë akustike me frekuenca të larta. Këto zëra me frekuencë të lartë kontribuojnë pozitivisht kundër çbalancimeve të funksioneve të trurit. Çuditërisht, delfinët nuk i lëshojnë këto zëra kur notojnë me njerëz normalë”, shtoi Gunawan./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com