Loading...

Ja përse Rama zhgarravit gjatë takimeve me të huajt! Nga Kastriot Islami

Kjo pyetje ka një përgjigje të thjeshtë që ai e ka dhënë po vetë…

Ishte viti 2009. Ditë e premte, datë 26 qershor 2009. Dy ditë parazgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Në Shqipëri kishte ardhur misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve. Grupin e parlamentarëve të Këshillit të Europës e drejtonte një deputete hollandeze(për arsye etike nuk po e vendos emrin e saj konkret). Unë e njihja atë sepse kishim qënë në një grup “monitorimi” të situatës së lëvizjes së personave të cvendosur (imigrimi i brëndshëm) që kishte ndodhur në Gjeorgji pas vendosjes së Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nën kontrollin e forcave vendore në bashkëpunim me forcat ushtarake ruse. Në misionin ndërkombëtar të monitorimit kishte edhe eurodeputetë e zyrtarë të Brukselit e Strasburgut.

Rama ishte shumë i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse mesa duket kishte informacione nga këshilltari i tij i huaj (s’po ja përmend emrin) se do të humbte zgjedhjet. Temë kryesore ishte çështja e kartave të identitetit.

Takimi u zhvillua shumë i tendosur, sepse Rama kishte zgjedhur si taktikë t’i sfidonte me fjalor të rëndë dhe me xheste, duke i akuzuar se s’kishin bërë asgjë që çështja e kartave të identitetit të zgjidhej.

Madje në bisedë e sipër, i la të kuptohej se ai mund të mos e pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe se kishte qënë në dilemë për ti bojktouar ato.

Ata, sipas tregimeve të mëvonshme të deputetes hollandeze, ishin çuditur nga sjellja, toni dhe agresiviteti i një drejtuesi politik, gjë që nuk e kishin hasur në asnjë vend tjetër të botës ku ata kishin marrë pjesë për vëzhgimin e zgjedhjeve apo të situatave të konfliktit.

Por kjo prapë ishte shumë e vogël në krahasim me përshtypjen që krijuan kur e pyetën Ramës se “përse vizatonte me penela me ngjyra ndërkohë që ishte në takim me vëndas apo të huaj?”

Kjo pyetje u bë pasi Rama i dhuroi një Libër të tij me Zhgarravinat e bëra mbi Formatin e Axhendave Ditore të Takimeve gjatë takimeve me personat që ishin programuar në axhendë. Rama i tregoi se libri i pikturave, të cilin ai ja dhuroi seicilit, s’kishte titull por si Titull kishte vetëm emrin e tij, Edi Rama, i cili ishte njëkohësisht edhe autori. Ai i shpjegoi se të gjithë këto piktura ishte bërë gjatë takimeve me personat e ftuar në takime më të, të cilët ai nuk i dëgjonte fare por pikturonte me penelat me ngjyrat. Këto piktura nisnin dhe mbaronin gjatë takimit dhe më vonë nuk prekeshin më, dhe të tilla ishin vendosur edhe në libër.

Deputetja hollandeze i bëri  një pyetje: Cila është aryseja që s’e dëgjoni personin që keni ftuar vetë në takim por pikturoni ndërkohë që ju duhet të bashkëbisedoni me të?

Përgjigja ishte: Personat që ftoj në takim apo më kërkojnë takim dhe unë i vendos në axhendën ditore nuk paraqesin asnjë interes për mua lidhur me ato që thonë. Prandaj pikturoj sesa të bëj dicka tjetër.

Të gjithë shfaqën çudi të madhe dhe bënë xheste që e shprehnin këtë çudi! Dhe një deputet bëri pyetjen: Sot që s’pikturove mesa duket ke dëgjuar me interes se çfarë thamë ne! Ndërkohë që ata bënë vetëm pyetje dhe mbanin shënim vetëm se çfarë thoshte Rama.

Deputetja hollandeze kur dolëm jashtë më thotë pasi e pyeta se cfarë mendonte për takimin: Nuk kam hasur në jetën time asnjë drejtues politik në botë që të mos ketë interes të dëgjojë interlokutorin që po vetë ka pranuar ta vendosë në axhendën e tij të takimeve.

Ky është jo thjesht rast i rallë, por unik…

Dhe ajo përfundoi: He is crazy! Mos më flit më për të!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com