Loading...

Nuk i bindet urdhrit të punonjësit të policisë, fierakut i gjejnë atë që askujt s’ia priste mendja

Një 37-vjeccar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar ndërsa po udhëtonte me një makinë tip “Benz”. Pas ndjekjes, i riu u kap me 30 mijë euro në makinë. Mësohet se i arrestuari është K.B, 37 vjeç, banues në Fier.

Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com