Loading...

Atentati në Vlorë:Hetimet për pronarin e TV: Dyshohet për përfshirjen e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali.

[sgmb id=”1″]

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Vlorës, të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, do të shtrihen edhe përtej kufirit të Shqipërisë.

Në ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër qytetit të Vlorës mbetën të vrarë Mirvjen Hyseni, pronar i një televizioni lokal, dhe Roland Saliu, drejtor i OSHEE-së në Vlorë. Shënjestër e atentatit ishte pikërisht Hyseni.

Pista ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes ka të bëjë me të kaluarën e 40- vjeçarit, por edhe me televizionin lokal që kishte në zotërim në Vlorë, nga ku mund t’i ketë lindur ndonjë konflikt.

Sa i kalon së shkuarës, po hetohet mbi dyshimet për përfshirjen e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali, ku Hyseni ka jetuar disa vite më parë si emigrant. Sa i takon kreut të OSHEE-së, policia ka konfirmuar se ka qenë një viktimë e rastësishme, pasi ishte duke konsumuar kafe me viktimën, në momentin që këtij të fundit i bënë atentat.

Në terren janë tre grupe hetimore, ku po hetohet edhe tek automjeti i gjetur në mbikalimin e fshatit Panaja. Policia ka gjetur dhe një armë tip kallashnikov, me të cilin mendohet se kanë qëlluar atentatorët, por në brendësi të automjetit, sipas burimeve të rezervuara të Policisë së Vlorës, janë gjendur edhe detaje të rëndësishme, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Policia e Vlorës deri tani i mban shumë të rezervuara detajet, por fakti që automjeti ishte gjysmë i djegur mësohet se në brendësi të tij mund të jenë gjetur gjurmë të rëndësishme për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, apo edhe detaje që do të ndihmojnë më shumë në zbardhjen e çështjes.

Hetimet janë shtrirë tashmë edhe jashtë kufijve të vendit, në Itali, kryesisht Spanjë, aty ku 40-vjeçari Hyseni shumë vite më parë ka një të kaluar si emigrant. Pikërisht këto hetime pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen apo të sjellin edhe detaje të tjera, që do të ndihmojnë hetimet e Policisë së Vlorës, mbi faktin nëse ka pasur grindje të mundshme apo problematika të tjera gjatë kohës së kaluar kryesisht në Spanjë.

Hetuesit janë duke mbledhur detaje rreth së kaluarës së Hysenit në shtetin iberik, por për momentin burimet dhe informacionet nga policia janë shumë të rezervuara. Gjithsesi, janë plot tre grupe hetimore të ngritura nga Policia e Vlorës, ndërkohë që edhe nga Policia e Shtetit në kryeqytet ka pasur ndihmë ndaj bluve të Vlorës në hetimet, që kanë nisur prej së mërkurës për këtë tragjedi të rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës.

Po kështu, informacione nga policia kanë konfirmuar njëkohë- sisht se gjatë kësaj jave grupet e hetimit të ngritura pritet të japin detaje të rëndësishme të mbledhura në terren gjatë kësaj kohe, që më pas pritet të çojnë në zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë që tronditi qytetin e Vlorës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com