Loading...

Ja bima më efikase kundër nervozizmit dhe depresionit

Nga Shenasi Aliu

Njeriu jeton dhe fle gjumë mbi apotekën më të pasur në botë, por fatkeqësisht shumë pak e përdor dhe e shfrytëzon për nevojat e veta!

HYPERICUM  PERFORATUM  (lat.)

JOHANNISKRAUT  (gjer.)

KANTARION  (kro.)

BALÇ, MAKTH I EGËR, LULE GJAKU,          LULE BASAMI  (shq.)

PREJARDHJA: lule gjaku e ka prejardhjen nga Europa edhe ate konkretisht nga Ballkani, kurse tani është e përhapur dhe gjendet edhe në Afrikën veriore dhe Azinë perendimore. Bima është e njohur që nga kohërat e lashta, për cilësinë dhe ndikimin në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe fiziologjike. Në kohërat e lashta është besuar se; bima është një mbrojtës i mirë nga djalli dhe shpirtërat e këqijë dhe është varur para çdo porte hyrëse të çdo familje.

PËRSHKRIMI: lule gjaku rritet në madhësinë deri në 1m. Emërin LULE GJAKU e ka marrë nga ajo se; nëse i fërkojmë me dorë petalet e kësaj bime, atëherë dora ngjyroset me ngjyrë të kuqe apo ngjyrë gjaku. Karakteristikë e kësaj bime është se gjethet dhe petalet janë të pajisur me vajëra. E veçantë tjetër është se petalet i ka me ngjyrë të verdhë shkëlqyese, të cilat në vetvete përmbajnë pigmentin me ngjyrë të kuqe. Gjethet dhe petalet përmbajnë një materie  të quajtur HYPERICIN, e cila është përgjegjëse e drejt për drejtë kundër depresionit. Gjithashtu bima është e pasur me vaj eterik dhe me anti-oksidante të njohura me emërin FLAVONOIDE.

VENDBANIMI: kualiteti i bimës për të qenë në nivel, kushtet optimale për rritje dhe zhvillim janë dielli dhe klima e nxehtë. Toka duhet të jetë e kullueshme dhe e terur. Vendi ku unë jetoj, pra malet e Karadakut janë të popullura mjaft mirë me këtë bimë e cila është e kualitetit të lartë, por fatkeqësisht pak shfrytëzohet nga popullata vendase.

KULTURA: bima shumohet përmes farërave, bimën fillimisht e mbjellim në saksi ku i hedhim ca fara, në stinën e dimërit. Ndërkaq, rasatin e mbjellim në tokë në pranverën e vonë, në një distancë 25X25 cm. Për të pasur efekt bima toka duhet plehëruar me pleh organik, në munges të këtij ushqimi mund ta plehërojmë edhe me pleh artificial.

VJELJA APO KORRJA: bimën mund ta vjelim apo korrim në kohën kur mirë ka lulëzuar, mund ta korrim në një gjatësi 15 deri në 20 cm dhe e lidhim për tharje në formën e kuqetës së luleve. Lulet dhe gjethet mund ti fusim në vaj ulliri për konservim.

EFEKTI SHËRUES: bimën mund ta përdorim në formën e çajit për disa javë radhazi kundër nervozës dhe depresionit.

Çaji përgatitet në këtë formë: në një tas prej 3 dl, i hudhim dy lugë kafeje petale dhe gjethe të kësaj bime, e ziejmë 3 – 5 min, e kullojmë dhe e konsumojmë çajin e nxehtë.

Lule gjaku e përmirëson dukshëm qarkullimin e gjakut dhe është pastrues i mirë i lukthit dhe zorrëve. Gjithashtu është edhe pastrues i mirë i enëve të gjakut.

KOZMETIKË: meqenëse bima njihet edhe për efektin anti-septik dhe kundër ndezjeve, atëhere vaji i nxjerrur nga kjo bimë mund të përdoret edhe në terapinë ujore apo ndryshe e quajtur HIDRO TERAPI, ku i hudhim ca pika vaj eterik të kësaj bime në një vaskë (kadë), qëndrojmë 30 min. Kjo terapi është efikase në pastrimin e lëkurës, i jep shkëlqim asaj dhe e bënë të butë lëkurën. Sidomos preferohet tek ata të cilët e kanë lëkurën të acaruar. Nëse hedhim vetëm petalet në vaskë atëherë uji merr ngjyrë të verdh në të kuqe, e cila po ashtu ka ndikim dhe bënë pastrimin e lëkurës.

PËRGATITJA E TINKTURËS: i marrim 125 gr, petale të kësaj bime i hudhim në një kavanoz dhe i mbulojmë me vaj ulliri, i lëmë të qëndrojnë 6 javë në një vend me diell. Përzierjen e kavanozës e tundim për çdo ditë. Nëse vaji ka marrë ngjyrën e kuqe, atëherë i ka thithur materiet e nevojshme të bimës, e kullojmë dhe e mbushim në shishe me ngjyrë të errët, vajin e lëmë të qëndroj në teperaturë dhome. Çdo ditë e konsumojmë nga një lugë gjelle në lukth të zbrazët 4 deri në 6 javë. Kjo kurë është tejet efikase, forcon psiqikën dhe i jep organizmit forcën e duhur, zbutë dukshëm depresionin dhe nervozën.

   

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com