Loading...

STUDIM – Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Rreziku nga Alzheimeri mund të rritet 70% te gratë që kanë pesë ose më shumë fëmijë, sipas një studimi.

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 3.500 gra të moshës mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe Greqi, ka treguar se mundësitë tek gratë që lindin pesë ose më shumë fëmijë të vuajnë nga Alzheimeri në pleqëri mund të jenë 70%.

Në studim është parë se gratë që nuk vuajnë nga demenca dhe kanë më shumë se pesë fëmijë kanë rezultuar më të pasuksesshme në testet konjiktive, krahasuar me gratë që kanë më pak se pesë fëmijë.

Studimi gjithashtu ka treguar se gratë që kanë përjetuar një apo dy shtatzëni të paplota kanë shumë më pak gjasa për të zhvilluar Alzheimerin sesa gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë.

Neuropsikiatri Ki Woong Kim nga Universiteti Kombëtar i Seulit, tha se rritja në masë të madhe dhe rënia e menjëhershme e estrogjenit dhe hormonit të stresit te gratë mund të jenë shkaktarë të rritjes së rrezikut të Alzheimerit, gjendje kjo që mund të ndikojë negativisht në aktivitetet e trurit.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit për vitit 2016, në botë 47 milionë njerëz vuajnë nga demenca./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com