Zbardhet debati i plotë mes Kejvi Hysës, Hysni Ramës dhe Agron Tufës, përpara se 34-vjeçari Hysa të qëllohej me një plumb në kokë, por edhe debatet pas vrasjes së tij nga Agron Tufa, kushëriri i Ramës, midis këtyre dy të fundëve.
“Shqiptarja.com” zbardh sot të plotë dinamikën e borxhit financiar që Rama i kishte Hysës dhe dinamikën e vrasjes së këtij të fundi, brenda një parcele të mbjellë me hashash. Viktima Hysa, që ishte në kërkim policor për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, qëndronte krejt i lirë në Zonën e Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës, qytet ku kishte marrë dhe një shtëpi me qira.
Hetimet e kryera nga prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose “Piku Fajdexhiu”. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, qëndronte i lirë në këtë zonë, dhe se ndalonte askush edhe pse bënte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”. Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro.
Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejvi Hysa, është tërbuar dhe ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro. Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur “…me kë tallesh ti….?” dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes. Në këtë moment janë përleshur dhe Kejsi, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës, ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Në këtë moment ka parë Agronin me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë “…c’na bëre, ku do shkojmë tani…?” por Agroni i është përgjigjur “…Po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijet se po e morën vesh njerezit e Kejsit, do të na vrasin të dyve….”.
Në këto kushte kanë rënë dakrord të dy që kufomën ta groposnin. Nga hetimet rezulton se pas vrasjes vëllai i Kejvi Hysës dhe disa nga familjarët e tij, e kanë detyruar Ramën të hipi në makinë, duke i bërë presion të tregonte të vërtetën për vëllain e tyre. Por fatmirësisht, Agron Tufa, ka njoftuar policinë dhe Rama është lënë i lirë, sapo personat kanë parë prezencën e policisë.
Ndërkohë njëri nga autorët Hysni Rama, është vetëdorëzuar në policinë e Krujës, pasi të vërtetën më parë ja kishte treguar motrës dhe gruas e familjarëve të tjerë. Ndërkaq është provuar se i dyshauri tjetwr i vrasjes së Kejvi Hysën, Agron Tufa, është larguar në Greqi.
Nga shoqëria me nipin te humbja e kontakteve
Nga të dhënat e grumbulluara prej veprimeve hetimore rezultoi se Kejvi Hysa që në vitin 2015 ka qënë person i shpallur në kërkim mbasi rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e nje shtetasi ne qytetin e Sarandës, çështje e cila ende është në proces gjykimi. Ky shtetas gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në qytetin e Laçit por edhe në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Kohët e fundit menaxhonte një lokal në njësinë Administrative Nikël të Bashkisë Krujë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se në datën 5 korrik 2018 ka qënë me nipin e tij Ardian Basha, në qytetin e Fushë-Krujës dhe rreth orës 21:30 janë ndarë dhe ai ishte nisur në drejtim të Niklës, sipas Ardjanit për të marrë një sasi lekësh të cilat ja kishte borxh Hysni Rama. Po kështu në shpjegimet e nipit të viktimës, thuhet se Kejsi kishte me vete dhe 8000 euro dhe se u nis në drejtim të Niklës me automjetin e tij tip “Golf-5” ,me ngjyre gri me targa AA 629 KT. Mbas këtj momenti Kejsi Hysa ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe nuk disponohej më asnjë e dhënë për vendndodhjen e tij.
Për ruajtjen e drogës merrte 100-200 euro
Në vijim të veprimeve hetimore rreth orës 16:00 nga oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit te Policise Krujë, është bërë ndalimi i Hysni Rama. Ndalimi i këtij personi është bërë mbasi në datën 5 korrik 2018 rreth orës 21:30 në afërsi të varrezave të fshatit Shelqet të Njesise Administrative Nikël, vend i cili ndodhet edhe në afërsi të banesës së të ndaluarit në bashkëpunim me Agron Tufa, kushëri i largët dhe fqinj me të, kanë vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa, të cilin më vonë e kanë groposur në një parcelë buzë lumit. Hysni Rama është njohur me viktimën rreth muajit shtator të vitit 2017 në lokalin “Bar Nikla” që ky i fundit kishte marrë me qëra dhe që ndodhej buzë rrugës në fshatin Nikël. Aty ka hyrë me marrëdhënie të ndryshme me të dhe dukë përfituar nga kjo viktima i kishte kërkuar që ti ruante një sasi lënde narkotike “Cannabis Sattiva”, kundrej shpërblimit 100-200 euro që i kishte dhënë herë pas here. Përpara tre muajsh ai i kishte dhënë për të mbajtur rreth 50 kg lëndë narkotike të futur në dy bidona plastikë të cilën i ndaluari e mbante të fshehur në shtëpinë e tij. Sipas të ndaluarit këtë sasi lënde narkotike atij ja kishin vjedhur dhe ai ka vënë në dijeni viktimën për këtë. Që në këtë moment mardhëniet ndërmjet tyre kanë filluar të acarohen mbasi Kejsi, i ka thënë Hysniut që atij nuk i interesonte çfarë i kishte ndodhur dhe se i detyrohej ti paguante 15.000 euro.
Në shkëmbim të borxhit, kultivo lëndë narkotike
Gjatë kësaj kohe Kejsi vinte herë pas here për ta takuar për borxhin dhe i ndaluari shpjegon se në çdo rast ai kishte me vete një pistoletë dhe një radio si ato të policisë. Përveç, sa sipër Kejsi i kishte kërkuar që në shkëmbim të borxhit të kultivonte një sasi bimësh narkotike dhe të kujdesej për to. Ai i kishte sjellë 35 fidanë cannabis dhe Hysniu i kultivoi ato se bashku me Agron Tufa, në një parcelë buzë lumit, mbrapa varrezave të fshatit.
Më sill 7 mijë euro, punët do i kesh keq
Ndërkohë në datën 4 korrik 2018 sapo është errësuar Kejsi e ka telefonuar Hysniun dhe kanë lënë takim tek karburant “Gulf” në Tapizë. Hysniu ka qënë bashkë me Agron Tufa duke luajtur bilardo. Pasi ka ardhur aty ka lënë makinën e tij dhe me automjetin e Hysniut një “Golf-5” me ngjyrë gri janë nisur për të shkuar tek parcela, ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi i kanë parë bimët Kejsi, u ka thënë që deri nesër, pra deri në datën 5 korrik 2018, i duheshin patjetër 7000 euro dhe në rast se nuk do ti bënin do ti kishin punët keq me të. Pas kësaj ai është larguar dhe ata të dy kanë vazhduar të luajnë bilardo tek karburanti në Tapizë.
I vuri pistoletën në kokë
Por në 5 korrik 2018 i ndaluari është marrë me punët e përditshme, ndërkohë ka arritur të grumbullojë rreth 1 milion lekë të vjetra dhe në darkë, i ka telefonuar Kejsit që të vinte të merrte porosinë. Takimin e kanë lënë tek varrezat e fshatit Shelqet, në afërsi të parcelës ku ishin kultivuar bimët narkotike. Në momentin që ka njoftuar Kejsin, Hysniu ka qënë bashkë me Agronin duke ju bërë shërbime bimëve narkotike. Rreth një orë më vonë Kejsi, ka ardhur tek varrezat me automjetin e tij tip “Golf-5” me ngjyrë gri. Aty është takuar me të ndaluarin dhe kur ky i fundit i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur “…me kë tallesh ti….?” dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes. Në këtë moment janë përleshur dhe Kejsi, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës, ku ishte kultivuar bima narkotike.
“Vrasjen e Kejvin e bëri Agroni”
Mbasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Në këtë moment ka parë Agronin me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë “…c’na bëre, ku do shkojmë tani…?” por Agroni i është përgjigjur “…Po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijet se po e morën vesh njerezit e Kejsit, do të na vrasin të dyve….”. Në këto kushte kanë rënë dakrort të dy që kufomën ta groposnin.
Fillimisht e kanë kontrolluar, i kanë marrë 5600 euro që kishte pasur me vete, një varëse, një ore dorë, dy telefona celularë si dhe pistoletën. Pa kësaj kanë hapur një gropë në parcelën ku ishte kultivuar lënda narkotike dhe kufomën e kanë varrosur aty. Pushkën me të cilën u krye vrasja dhe pistoletën i fshehën në një ferrë afër vendit ku u varros kufoma ndërsa eurot dhe sendet e tjera, i morën me vete.
Pas vrasjes ikën e luajtën Bilardo
Automjetin e Kejsit nuk e levizën nga vendi dhe së bashku me Agronin shkuan për të luajtur bilardo me shtetasit Ismail Tufa dhe Drilon Tufa. Prej këtej kanë shkuar në shtëpinë e Agronit ku kanë ndarë eurot dhe pastaj Hysniu ka shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur. Eurot ja ka dhënë të shoqes, pa i treguar se ç’kishte ndodhur por duke i thënë se i kishte fituar nga shitja e lëndës narkotike dhe i ka kërkuar që ti çonte në shtëpinë e babait të saj A.Dema. Sendet e tjera i ka fshehur në hyrje të shtëpisë së tij poshtë një blloku betoni.
Brenda në makinë dy maska e targa false
Pastaj automjetin e viktimës e kanë çuar tek shtëpia e Agronit dhe kur e kanë kontrolluar sipas Hysniut brenda në të kanë gjetur dy maska dhe disa targa automjetesh të cilat i kanë hedhur në ferrat buzë lumit. Të nesërmen në mëngjes së bashku me Agronin me automjetin e Hysniut, kanë shkuar në Rinas, njërin nga telefonat e viktimës e kanë hedhur në afërsi të “Vila Aeroport” ndërsa tjetrin në një kanal në afërsi të vendit ku kolaudohen automjetet. Në këtë kohë i ka marrë në telefon shtetasi Redi Vathi, i cili i ka pyetur nese dinin gjë për Pikun (emri me të cilin e thërrisnin Kejsin në Nikël) dhe ata i janë përgjigjur se nuk kishin asnjë lloj dijenie. Më pas kanë shkuar në shtëpinë e Hysniut, i kanë hequr targat makinës së tij dhe mbasi ja kanë vendosur makines së Kejsit, Hysniu ka marrë automjetin dhe është nisur për ta hedhur diku me qëllim që të mos gjendej. Duke lëvizur me këtë automjet ka përfunduar në qytetin e Fierit, ku ka të martuar motrën e tij L. dhe automjetit mbasi i ka hequr targat e ka lënë në banesën e vëllait të kunatit të tij, në të cilën aktualisht nuk banojnë njerëz.
Takimi në makinë me vëllain e Kejsit
Ndërkohë në 7 korrik 2018 në mëngjes tek karburant “Gulf” është takuar me shtetasin Redi Vathi dhe ky i fundit i ka thënë se kërkonin ta takonin njerëzit e Pikut (Kejsit). Mbas dhjetë minutash aty kanë ardhur katër persona njëri nga të cilët është prezantuar si vëllai i Kejsit dhe i ka thënë të hypte në makinën e tyre dhe të shkonin të bisedonin diku tjetër. Për këtë gjë ai vuri në dijeni edhe Agronin dhe hypi në makinën e vëllait të Pikut. Rrugës sipas shpjegimeve të të ndaluarit ata i kanë bërë presion duke i kërkuar shpjegime se ku ndodhej Piku, por ai nuk ka pranuar tu tregojë çka kishte ndodhur. Ndërkohë Agroni, ka njoftuar Policinë dhe duke parë lëvizjet e saj vëllai i Pikut dhe të tjerët janë larguar dhe Hysniu është shoqëruar për në stacionin e Policisë Fushë-Krujë, ku edhe është marrë në pyetje.
Mbledhja me familjarët e thënia e të vërtetës
Ditët në vazhdim ka vazhduar punën si zakonisht. Agronin nuk e ka takuar më. Është interesuar tek banesa e tij por familjarët i kanë thënë se kishte ikur në Greqi. Në datën 12 korrik 2018 ka shkuar në Fier tek motra dhe mbasi ka qëndruar dy netë atje ka mbledhur gjithë familjarët e tij, u ka treguar për ngjarjen dhe se kishte vendosur të shkonte në Polici dhe të dorëzohej. Në datën 14 korrik 2018 është paraqitur tek inspektori i policisë së zonës dhe ka deklaruar se ai kishte dijeni se ku mund ta gjenin shtetasin e humbur Kejsi Hysa. Menjëherë mbas kësaj oficerët e policise gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për dokumentimin e ngjarjes. Në këtë kuadër është marrë në pyetje i ndaluari si dhe janë kryer veprimet e nevojshme procedurale për dokumentimin e ngjarjes. Konkretisht është kqyrur vendi ku pretendohej se ishte varrosur kufoma, është bërë ç’varrimi i saj dhe paraqitja për njohje me familjarët si dhe është urdhëruar ekspertimi mjeko-ligjor për shkakun e vdekjes. Po kështu në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit si dhe është urdhëruar kryerja e ekspertimit balstik.
Në banesë u gjet ora “Rolex” e viktimës
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së të ndaluarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një orë “Rolex”, një varëse me medalion me ngjyrë floriri, dy qese transparente me një sasi kanabis. Po kështu oficerë të policisë gjyqësore në Fier kanë sekuestruar automjetin tip “Golf-5” që i përkiste viktimës Kejsi Hysa. Janë administruar tabulatet telefonke të numrave që kanë përdorur Kejsi Hysa, Hysni Rama dhe Agron Tufa. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Agron Tufa në datën 12 korrik 2018 ka kaluar në pikën kufitare Kapshticë në drejtim të shtetit grek dhe është bërë shpallja në kërkim policor i këtij personi./shqiptarja.com