[sgmb id=”1″]
Së fundmi një grua me emrin Helen P. ka postuar një foto në Twitter, foto e shkrepur prej saj në Amerikën e Veriut. Në pamje të parë kjo foto nuk ka asgjë të veçantë, është një hapësirë toke e mbuluar me gjethe të rëna. Megjithatë zonja thotë se diçka tepër e rrezikshme fshihet në mesin e gjetheve. Arrini ta shikoni?
Pavarësisht që do jeni duke kundruar sytë me gjithë vëmendje është thuajse e pamundur ta zbuloni se aty fshihet një gjarpër helmues, i cili ka të njëjtat ngjyra si gjethet. Pra është praktikisht e pamundur për ta zbuluar me sy të lirë. Por tani besoj e vutë re, apo jo?
Kjo është një bollë e quajtur “kokë bakri” dhe helmi i saj është tejet i rëndë, megjithatë nëse nuk i trembni ato nuk kafshojnë. Por në këtë rast kur ju nuk e shquani dot me sy dhe do e kishit shkelur, sigurisht që do kishit provuar edhe helmin e saj.