Loading...

Kërkuan shkarkimin e Bashës, kreu i PD-së ka një përgjigje për kritikët.

[sgmb id=”1″]

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur Lezhën për të dhënë përgjigje për kritikët e listës të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Gjatë prezantimit të kandidatëve, Basha tha se ndryshimi i Shqipërisë duhet të fillojë nga vetja.

Kreu i PD-së theksoi se vendimi për të hartuar listën e kandidatëve ka qenë shumë i vështirë, por i drejtë.

Ai u shpreh i bindur se me këtë listë PD-ja do të fitojë zgjedhjet, dhe sipas tij, fitorja e 2017 kërkonte ekipin e 2017.

“Duhet ndryshim, ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë PO ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonaë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha, e vendosa dhe kam nderin t’iu prezantoj.”,- tha Basha.

Në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit nuk u përfshinë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami dhe shumë figura të tjera.

Ndërsa ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, Topalli dhe Imami kërkuan shkarkimin e Bashës nga kryetari i partisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com