Loading...

Frëngjishtja gjuha që do të dominojë botën

Ndonëse deri tani, dy janë gjuhët më të folura në botë, gjuha kineze, dhe anglishtja, duket se një gjuhë tjetër e cila sot numëron vetëm 284 milion folës në botë, do të zërë vendin e parë.
Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha me e folur në botë deri në vitin 2050 dhe kjo falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.
Deri tani frëngjishtja është gjuhë e zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe gati 30 vende të tjera.
Në Afrikë gjithashtu frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.
Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com