Loading...

Krimet makabre në verë, flet psikologia Anxhela Peza: Emigrantët vijnë për të larë hesapet e pambyllura

Nuk është një legjendë urbane: normat e krimit arrijnë kulmin në verë. Dhe vendi ynë nuk bën përjashtim. Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi në një intervistë për ‘’Pamfleti’’shpjegon shkaqet dhe arsyet.

Sipas psikologes përveç kushteve klimaterike që çojnë në agresivitet, janë edhe emigrantët ata që vijnë për të larë ‘’hesapet’’ e pambyllura. Pa anashkaluar përgjegjësinë e institucioneve, psikologia është e mendimit se problematika qëndron në sjelljen individuale.

Intervistoi: Endrit Shkurti

Përse njerëzit bëjnë krime të dhunshme gjatë verës?

Sipas shumë studimeve në vende të ndryshme të botës, gjatë stinës së verës shtohen krimet për disa arsye.  Craig Anderson, i Universitetit të Iowa, thotë se vapa shkakton disa ndryshime në trup nga metabolizmi, deri tek shtimi i testosteronit, çka ndikon tek reagimi përtej normales.

Për shkak të tempetaruës shumë të lartë rritet agresiviteti dhe  niveli i adrenalinës tek njeriu, bashkë më seretoninën sjellin ndryshime sjellore. Gjatë verës ka më shumë grupe sociale të bashkuara, janë të shumtë emigrantët që kthehen dhe ndoshta gjejnë surpriza dhe lajnë “hesapet” e pambyllura.
Ndikojnë faktorët klimatologjikë, apo ato sociale dhe ekonomikë?

Po, për arsye klime sigurisht që gjaku në trupin e njeriut fillon dhe ndryshon, presioni më i madh qarkullimit është në zonën e trurit. Por përveçse klimatike do thoja se njeriu e menaxhon mirë veten e tij si në verë ashtu dhe në dimër. Është e dukshme se politikat sociale në vendin tonë dhe ekonomia nuk lë shumë për të dëshiruar dhe si pasojë sjell konflikte tek njerëzit në marrëdhënie personale dhe ndërpersonale.
Cilat krime rriten gjatë verës?
Nuk mund të them me siguri se cilat krime, por ato kriminale, mafioze janë gjithmonë të pranishme, ne si vend kemi shumë të shtuara problemet dhe krimet brenda familjes. Përderisa motivet e dobëta shpien deri në vrasjen dhe eleminimin e një personi mjaft sisteme nuk shkojnë dhe kjo vjen si pasojë e ndëshkimit të këtyre veprave.

Ka një frikë dhe një opinion në rritje për pasigurinë në vend. Cili është mendimi juaj/
Qytetarët shqiptar nuk kanë besim tek policia e shtetit përderisa nuk denoncojnë gjërat që nuk shkojnë. Të jenë ata që denoncojnë dhunën në familje, brenda në shkollë, apo mjedis tjetër. Kjo lloj tërheqje ka ekzistuar edhe më parë.

Mendimi im është se këtu njerëzit vriten ende për një fjalë gojë, për hakmarrje dhe gjakmarrje në mënyrë të frikshme nga motive jo vetëm të dobëta, por nga ato më banalet. Problematika jonë qëndron në sjelljen individuale edhe si popull me konceptin e qytetrimit, të qënit një qytetar i denjë.

Krimi më makabër ishte ekzekutimi i çiftit në Shkodër në prani të fëmijës. Gjykimi juaj?
Është e qartë se ajo është një vrasje me paramendim, dhe ka qënë e përcaktuar eleminimi i ish-punonjësit të policisë. Kalimi i kufinjve njerëzor është fakti i vrasjes së gruas dhe fëmijës që ka qënë brenda në makinë. Gjithsesi ky është një rast “larje hesapesh”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com