Akuzat e forta të motrës së Fatmir Haklajt se Sali Berisha ka vrarë vëllezërit e saj dhe djemtë e Tropojës, nxori në pritë Hajdarin dhe krime të tjera, ka bërë që ish kryeministri në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, nga frika, të mos i shqitej Presidentit dhe kreut të Kuvendit
Nëse do të shikoje dje Sali Berishën në ceremoninë e vendosjes së bustit të “Mandelës” shqiptar të burgjeve komuniste dhe ish kreut të Kuvendit Pjetër Arbnori, do të mendoje se është sozia e tij dhe jo Saliu i vërtetë.
Berisha ishte shumë i përzemërt me Ilir Metën, dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të re për “malësorin tropojan”, pasi e ka shumë për zemër “malësorin skraparli” dhe anasjelltas. Por Sali Berisha u vu re se ishte tmerrësisht i përzemërt dhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, njeriun me të cilin kur i sheh në debatet në Kuvend, të filluara që me zgjedhjen e Gramozit në krye të legjislativit, të bën të mendosh se vetëm “pushka i ndan” ata të dy.
Por dje, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Arbnorit, Berisha jo vetëm që mundohej me të gjitha mënyrat t’i bënte qejfin Gramoz Ruçit, por nuk i shqitej asnjë moment. Kishte nga ata që mendonin se politikanët kështu e kanë, shahen e shqyhen në Parlament, por jashtë tij ata janë miq dhe ndajnë fitimet e të mirat materiale që të jep pushteti.
Kjo ka një bazë të vërtetë. Por kur vjen puna për Sali Berishën dhe marrëdhënien e tij me Gramoz Ruçin, të cilin e detyroi që “të vishej si grua për të shpëtuar në vitin 1997”, e ka thënë më se njëherë vetë Sali Berisha, atëherë të bën të mendosh se diçka luhet këtu. E vërteta e kulluar është se Sali Berisha, për shkak të krimeve të bëra ndjehet i kërcënuar nga hakmarrja e të afërmëve të viktimave të tij, që fillojnë nga Tropoja dhe nuk dihet ku mbarojnë.
Për më tepër që një intervistë e gjatë e Zylfie Haklajt, motrës së Fatmir Haklaj të vrarë nga Sali Berisha bashkë me vëllezërit e gati tërë fisin në Tropojë, e ka trembur shumë Sali Berishën. Pasi të vërtetat që ka zbuluar “Shota” e Haklajve që vrau në mes të Bajram Currit dy njerëzit që dyshonte se i kishin vrarë vëllezërit, të vërtetat e thëna nga një motër që ka përcjellë në varr katër vëllezër në lule të moshës dhe tani jeton në azil politik, e kanë bërë Berishën të tmerrohet.
Në fillim ata i kanë kërkuar Berishës që të mos merret poshtë e përpjetë me Haklajt e vrarë, pastaj dje dhe sot “Shota” e Haklajve e akuzoi Berishën drejtëpërdrejt për vrasjen e vëllezërve të saj, shuarjen e tërë djemve të Tropojës, vrasjen e Hajdarit dhe akuza të tjera.
Pikërisht deklarata të tilla të motrës së Fatmir Hajklajt në prag të fillimit të pikut të sezonit turistik, kur dhe nipi i tyre S. Haklaj vjen në atdhe dhe pushon në bregdetin shqiptar, kanë bërë që Berisha të nisë “ngujimin” sezonal veror nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.
Dje ishte në seremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit para Parlamentit dhe të gjithë e panë se Sali Berisha nga frika u kishte hyrë në “by***ë” Ilir Metës dhe Gramoz Ruçit dhe nuk u shqitej.
Jo se Sali Berisha e donte Gramozin, por për të qënë më i sigurtë për shkak dhe të forcave të shtuara të Gardës, që ruanin Presidentin dhe kreun e Kuvendit, të cilët nuk do ta linin as ish kryeministrin në “duar të këqia”. Pa përjashtuar dhe truprojat e veta të shtuara./Pamfleti