Pozicionimet e ashpra të Italisë mbi migracionin po arrijnë të japin efekte në Bashkimin Europian, deklaroi sot kryeministri italian,Giuseppe Conte pas një këmbimi letrash me Brukselin.
Konte publikoi në “Facebook” një kopje të një letre nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të shkruar në përgjigje ndaj një letre që Conte i kishte dërguar atij dhe presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në fillim të kësaj jave.
“Juncker ‘de facto’ pranon se migracioni është një sfidë europiane, ku preken të gjithë28 vendet dhe që për pasojë kërkon një zgjidhje europian dhe jo vetëm nga nje vend”, thotë Conte.
Shefi i Komisionit të BE-së shkruan ai do të shqyrtojë sugjerimet e Conte për tëngritur një njësi krize për t’u koordinuar mes shumë shteteve anëtare dhe për tëndarë barrën e migrantëve që vijnë nga deti. /atsh