Interpol Tirana ka ekstraduar 35-vjeçarin Ahmet Ajeti nga Lipjani i Kosovës.
Shtetasi kosovar ishte në arrati prej 13 vitesh, pasi kishte tentuar të vriste ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha.
Policia bën me dije se ai është dënuar në mungesë për akuzën “vrasje me paramendim”.
Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe personi tjetër me inicialet O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lulzim Berishën.
Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe është vetëplagosur.
Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin datës 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” bën me dije policia.
Ekstradimi i tij në Shqipëri u bë gjatë ditës së sotme./shekulli