Kohët e fundit vendi ynë po përballet me një bum turistësh, të cilët po vijnë si nga toka, edhe nga deti. Një fenomen që po vihet re rëndom në qytetin e Vlorës, është shtimi i vizitorëve që vijnë me jahtet e tyre luksoze në këto brigje.
Siç raporton gazetari Enrik Mehmeti, pamje të jahteve luksoze, të personave VIP dhe të pasur, të cilët nuk preferojnë të identifikohen e të bien në sy tek njerëzit e thjeshtë, janë bërë thuajse normale dhe të përditshme në qytetin bregdetar.
Sheik arabë dhe lordë kanë vizituar Vlorën duke e kthyer në një stacion të udhëtimeve të tyre. Ndër të fundit ka qenë një familje e pasur arabe. Sipas informacioneve, në Vlorë ka qenë edhe pronari i klubit të Totenham, Daniel Levy.
Ai ka vizituar qytetin jugor me dy jahte, në njërin qëndronte me bashkëshorten dhe në tjetrin qëndronin fëmijët./dritare.net