Gjatë gjysmës së parë të vitit Posta Shqiptare tejkaloi të ardhurat me mbi 9 milionë lekë.
Në një takim ku ishin të pranishëm drejtuesit e Postës Shqiptare dhe filialeve u analizuan treguesit ekonomiko-financiarë të punës.
Posta Shqiptare gjatë kësaj periudhe rezulton me fitim, ku të ardhurat e përgjithshme janë realizuar me 100.8% me një tejkalim me vlerë absolute 9.36 milionë lekë, krahasuar me programimin e të ardhurave për këtë 6-mujor.
Fitimi i realizuar është 112 milionë lekë, ndikuar kjo nga një ulje e shpenzimeve të programuara në këtë 6-mujor.
Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua mbi arritjet e kompanisë gjatë kësaj periudhe, problematikat e hasura dhe strategjitë e punës për 6-mujorin e dytë të vitit 2018, në mënyrë që Posta Shqiptare të jetë sa më konkurruese në një treg që sa vjen e liberalizohet./atsh