Loading...

Shpallen 16 zona me përparësi zhvillim turizmi

16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezën me investitorë, përfaqësues të agjencive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve.

16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Zonat janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se ndonëse këto zona zënë vetëm 20% të territorit të vendit, këto të fundit do të shërbejnë si një shtysë për zhvillimin e turizmit dhe kthimin si destinacione turistike veçanërisht për turistët e huaj.

“20% e territorit të vendit që ka shumë nevojë të mbrohet dhe kjo që po bëjmë sot është një mbrojtje që i japim zonave me përparësi zhvillimi në vendin tonë”, -tha Klosi gjatë aktivitetit të zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve me grupet e interesit.

Zonat me përparësi zhvillim turizmi:

-Parku Natyror i Alpeve

-Zona e bregdetit(2km nga vija brgdetare0

-Parku natyror i Korabit

-Parku i Belshit

-Liqenet e Ohrit dhe Prespës

-Liqeni i Shkodrës

-Liqeni i Ulzës

-Lugina e Vjosës dhe Zagorisë

-Parku Natyror i Lurës

-Zona e Krastër, zona e Dajtit

-Mali i Tomorrit

-Mali – Moravës

-Zona e Dajtit

-Kanionet e Osumit

-Pyjet e Jabllanicës

z.tosku/atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com