Loading...

Prangoset hajduti i tmerrshëm në Vlorë, 12 vjedhje banesash e lokalesh për tre muaj

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Betëeen”, në të cilin kanë ndaluar A. S., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Si rezultat i veprimeve të mirëfillta hetimore, ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i dyshuar i të paktën 12 vjedhjeve të dokumentuara në tre muajt e fundit të këtij viti.

Komisariati i Policisë Vlorë

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të plan masave të marra dhe në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të ndodhur në qytetin e Vlorës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Betëeen”, në të cilin kanë ndaluar shtetasin: A. S., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Si rezultat i veprimeve të mirëfillta hetimore, ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i dyshuar i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 15. 07. 2018,  në lagjen “Pavarësia”, ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit A. K.

Më datë 18. 04. 2018, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit B. H.

Më datë 02. 06. 2018, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur dyqanin ushqimor të shtetasit M. B.

Më datë 19. 06. 2018, në lagjen “Pavarësia 3”, ka vjedhur dyqanin në pronësi të shtetases F. .

Më datë 12. 07. 2018, në lagjen “29 Nëntori”, ka vjedhur lokalin e shtetases E. Sh.

Më datë 12. 07. 2018, në lagjen “Rilindja” , ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B. A.

Më datë 02. 07. 2018, në lagjen “24 Maji”, ka vjedhur banesën e shtetasit K. K.

Më datë 26. 06. 2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. A.

Më datë 20. 06. 2018, në lagjen “Uji Ftohtë”, ka vjedhur banesën e marrë me qira nga shtetasja H. B.

Më datë 14. 06. 2018, në lagjen “1 Maji”, ka tentuar të vjedh minimarketin në pronësi të shtetasit F. K.

Më datë 14. 06. 2018, në lagjen “15 Tetori”, ka vjedhur banesën e shtetasit V. M.

Më datë 13. 07. 2018, në lagjen “10 Korriku” , ka vjedhur dyqanin e shtetasit Y. K.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com