Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Luftëtarit (Gjirokastër) dhe Ventspils (Letoni), që do të zhvillohet më datë 19.07.2018, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ku për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, do të angazhohen 115 forca Policie të Rendit, qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.
Në drejtim të stadiumit do të ketë disa bllokime të akseve duke filluar nga ora 15:00 e datës 19.07.2018 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.
Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e policisë ku nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, fishekzjarreve, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloj), si dhe të çelësave.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejtë stadiumit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin./atsh